Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Plagosja e deputetit me plumb gome: Vishkulli pyet pse ka dy standarde

Plagosja e deputetit me plumb gome: Vishkulli pyet pse ka dy standarde
Foto: euronews.al

Erjon Vishkulli, protestuesi i cili mbeti i plagosur në sy pasi u qëllua me plumb gome gjatë protestave, ka reaguar pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, po me plumb gome, gjatë protestës së fundit.

Reagimi i Vishkullit

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si standard të dyfishtë në reagimin e drejtësisë, duke krahasuar trajtimin e rastit të deputetit me atë të qytetarëve të plagosur gjatë protestave.

“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli. Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shkruan Erjon Vishkulli.

Plagosja e deputetit me plumb gome: Vishkulli pyet pse ka dy standarde

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në bulevard, deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome (VIDEO)

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha