Megjithatë, më e habitshme ishte fakti se, “pse ky nxitim pikërisht tani para zgjedhjeve të 9 Majit 2027, pse nxituan ata të dalin para kamerave dhe t’u thonë shqiptarëve se “tani u poqën kushtet, tani na u mbushë mendja të krijojmë parti”? Uroj të mos jetë askush prapa tyre, uroj që ta nisin me “këmbën e mbarë” rrugëtimin drejt politikës.
Më në fund, një grup studentësh (ende të panjohur) vendosën të krijonin partinë e tyre. Vendosën ata të dilnin para kamerave dhe të deklaronin se “ne studentët e protestave 180 ditore, vendosëm të krijojmë partinë tonë të re, ‘Të bashkuar për Shqipërinë’”. Pra, pse sot e tutje, ata nuk janë pjesë e rrugës, pjesë e vandalëve apo jo? Pra nga sot, themeluesit e partisë së re duhet të tregojnë edhe emrat e tyre, identitetet e tyre dhe të shpallin legalisht programin. Në fakt, ajo që mendova fillimisht ishte ndjesia e mirë e nismave të tilla. Pra, hajde të përballemi në “meidan”, dhe kush merr votat, merr pushtetin. Po jo ama, me vandalët, me ata që fshiheshin dhe strehonin kapuçët e tyre te PD.
Pyetjet që mbeten pa përgjigje
Megjithatë, më e habitshme ishte fakti se, “pse ky nxitim pikërisht tani para zgjedhjeve të 9 Majit 2027, pse nxituan ata të dalin para kamerave dhe t’u thonë shqiptarëve se “tani u poqën kushtet, tani na u mbushë mendja të krijojmë parti”? Uroj të mos jetë askush prapa tyre, uroj që ta nisin me “këmbën e mbarë” rrugëtimin drejt politikës. Uroj gjithashtu që “të ecin me këmbë në tokë”, pasi deri sot kanë ecur kthetrash. Në rast se kishin patur synim partinë, pse pikërisht tani, pse pikërisht pasi u bashkuan me vandalët dhe shkatërruan Tiranën?
Natyrisht ata dhe partia e tyre e re kanë me vete edhe faturën e shkatërrimeve, djegieve dhe akteve të tjera kriminale që kreu një grup rrugaçësh, që tmerruan shqiptarët dhe trupin diplomatik në Tiranë. Pra, bënë mirë që dolën dhe deklaruan se “nga sot ne studentët e protestave të flamingove do të përfaqësohemi nga partia jonë”, por fillimisht ata duhet t’i sqarojnë shqiptarët për ato që ndodhën 14 ditë rresht: zjarrin, shkatërrimet, vjedhjet, dhe të distancohen plotësisht nga grupimi vandalist.
Duhet t’u sqarojnë shqiptarëve se përse qëndruan dhe u bashkuan me kapuçinjtë, se përse nuk prezantuan synimet e tyre politike që në qershor, por pritën të bëhej dhuna, dhe pastaj të dilnin sikur asgjë e keqe të mos kishte ndodhur, dhe të deklaronin se “tani erdhi momenti të themi se ne krijuam partinë tonë ‘Të bashkuar për Shqipërinë’”. Nxitimin e atyre që dolën para kamerave e kuptoj, por nuk e kuptoj mungesën e transparencës dhe sinqeritetit, pasi qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, edhe sot e kësaj dite, janë të tmerruar nga pamjet e zjarrit, vjedhjeve dhe shkatërrimeve që pësoi kryeqyteti dhe jo vetëm. Ndaj, keni detyrim moral (nëse jeni duke hyrë nga dera dhe jo nga dritarja e politikës) të sqaroni shqiptarët, pastaj vazhdoni drejt asaj që jeni nisur. Politika ka rregullat dhe ligjet e saj.
Burimi: shqiptarja.com










