Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Sharri: Menaxhmenti më sugjeroi të mos krijoj lidhje brenda shtëpisë

Sharri: Menaxhmenti më sugjeroi të mos krijoj lidhje brenda shtëpisë
Foto: indeksonline.net

Këngëtari Sharri ka bërë një rrëfim interesant në dhomën e rrëfimeve, ku ka treguar se pas hyrjes në shtëpi kishte një porosi të qartë nga menaxhmenti i tij: të shmangte çdo përfshirje romantike gjatë qëndrimit në këtë format.

Marrëveshja me menaxhmentin

I pyetur për raportin e tij me Anjezën, me të cilën ka krijuar një afërsi dhe shoqëri të mirë, Sharri ka sqaruar se mes tij dhe njerëzve që e menaxhojnë karrierën jashtë është bërë një marrëveshje e tillë.

Ai ka treguar se vendimi për të mos krijuar lidhje dashurie brenda shtëpisë ishte i menduar që më parë, pasi synimi i tij kryesor ishte të fokusohej në lojë dhe eksperiencën televizive.

“Është arsyeja që njerëzit e mi jashtë, na jemi marrë veshë që unë mos me kriju najsend këtu brenda me naj çikë”, u shpreh Sharri, duke pranuar se deri më tani nuk ka arritur të jetë aq aktiv në lojë sa kishte planifikuar.

Prioriteti: karriera muzikore

Më tej, artisti theksoi se pas këtij vendimi qëndron edhe dëshira për të mbrojtur karrierën muzikore, të cilën e konsideron prioritet në këtë fazë të jetës.

Sharri bëri të ditur se muzika ka qenë ëndrra e tij që nga fëmijëria dhe se për momentin synon t’i përkushtohet plotësisht rrugëtimit artistik, duke lënë anash mundësinë e një romance brenda shtëpisë.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha