Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Rama i jep leje ndërtimi 17-katëshit në Sarandë

Rama i jep leje ndërtimi 17-katëshit në Sarandë
Foto: lajmifundit.al

Qeveria ka nisur t’i shpërblejë eksponentët e saj dhe ish-figurat e opozitës, të cilët i afron sa herë ka nevojë për shërbime shtesë. Një rast i tillë ka ndodhur me Genc Deromemajn, ish-anëtar i kryesisë së Sali Berishës.

Emërimi në Kadastrën e Vlorës

Pas rekrutimit në verën e vitit 2025, Deromemaj u katapultua si drejtor i Kadastrës së Vlorës, një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të shumta në radhët e drejtuesve, disa prej të cilëve janë procesuar e të tjerë janë arrestuar.

Por, ashtu si paraardhësi i tij, Deromemaj ka qëndruar në detyrë vetëm disa muaj. Nuk dihet nëse ai është shkarkuar apo nëse “misioni” i tij përfundoi në atë institucion, i cili është mjaft kompleks dhe përfshin prona në një sipërfaqe të madhe bregdetare.

Rama i jep leje ndërtimi 17-katëshit në Sarandë

Lejet e zhvillimit dhe pronësia e shoqërisë

Dy janë mundësitë: ose Deromemaj ka “mbaruar” punët e veta dhe të familjes, ose nga ana tjetër ka mbaruar porositë e qeverisë, ose të dyja bashkë.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka bërë publike lejen e zhvillimit me objekt “godinë banimi dhe shërbimi 17 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me subjekt zhvillues shoqërinë N94 shpk.

Redaksia jonë hulumtoi dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se pronari me 100% të aksioneve është Genc Deromemaj, i cili në verën e vitit të kaluar u largua vetëm nga administrimi, por jo nga pronësia.

Duke qenë se mbante detyrën e kryetarit të Kadastrës, Deromemaj ia kaloi drejtimin të afërmve, ndërsa nga ana tjetër nënshkruante letra të panumërta si drejtor i Kadastrës së Vlorës.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha