Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Flick vendos rekord të pazakontë, kalon Guardiolën dhe Mourinhon

Flick vendos rekord të pazakontë, kalon Guardiolën dhe Mourinhon
Foto: telesport.al

Flick në krye të rekordit historik

Fitorja e sotme e Barcelonës 1-5 në transfertë ndaj Dep. A Coruna, e vendos trajnerin Hansi Flick në krye të një rekordi aspak të zakontë. Sipas statistikave të publikuara nga “Mister Chip“, Flick ka fituar 72 nga 90 ndeshjet e tij të para në La Liga. Asnjë trajner tjetër në historinë e këtij kompeticioni nuk ka arritur më shumë fitore në këtë fazë të karrierës së tij.

Krahasimi me trajnerët e mëdhenj

Fitorja e sotme e vendos trajnerin gjerman në krye të një liste të jashtëzakonshme, duke lënë pas Pep Guardiolën, ish-trajnerin e Barcelonës, dhe Jose Mourinhon, trajnerin e Real Madridit. Pep dhe Mourinho kanë regjistruar nga 70 fitore në 90 ndeshjet e tyre të para në La Liga.

Italiani Carlo Ancelotti, gjithashtu ish-trajner i Real Madridit, renditet i katërti me 67 fitore. Pas tij vjen francezi Zinedine Zidane, sërish ish-trajneri i Real Madridit, me 66 fitore në 90 ndeshjet e tij të para në La Liga.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha