Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Spektakël në Emirates, por pa gola në pjesën e parë mes Arsenalit dhe Man Cityt

Spektakël në Emirates, por pa gola në pjesën e parë mes Arsenalit dhe Man Cityt
Foto: telesport.al

Pjesa e parë e ndeshjes së javës së 12-të në Premier League mes Arsenal dhe Manchester City përfundoi me rezultatin 1-1.

Londinezët e nisën mirë takimin dhe në minutën e 10-të Kai Havertz shënoi gol, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 18-të, Jurrien Timber kreu një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Jeremie Doku. Manchester City kërkoi karton të kuq, por VAR-i e vlerësoi incidentin si “të papërcaktueshëm”.

Ndeshja në “Emirates” u hap në minutën e 34-të, kur Erling Haaland shënoi me një goditje të bukur me këmbën e djathtë brenda zonës, pas asistit të Josko Gvardiol.

Barazimi 1-1 erdhi në minutën e 40-të. Pas një krosimi të Christos Tzolis dhe një asisti me kokë të Mikel Merino, Kai Havertz mposhti Gigio Donnarumma me kokë. Pjesa e parë përfundoi 1-1.

SHIKO GOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha