Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Champions League: Perišić shënon ndaj Realit, Gyokeres çon Arsenalin përpara

Champions League: Perišić shënon ndaj Realit, Gyokeres çon Arsenalin përpara
Foto: telesport.al

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e sotme për xhiron e pestë në Champions League. Surpriza e mbrëmjes vjen nga “Santiago Bernabeu”, aty ku PSV po udhëheq 0-1 ndaj Real Madridit. Ishte Ivan Perisic që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për skuadrën holandeze në minutën e 32-të, pas një faulli të Aurelien Tchouameni ndaj Sven Mijnans.

Në “Red Bull Arena”, Leipzig po udhëheq 2-0 ndaj Lens, pas dy golave të shpejtë gjatë 10 minutave të para. Në minutën e 6-të, David Raum shënon nga goditja e dënimit, ku falë edhe devijimit të murit kundërshtar, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 9-të, Antonio Nusa dyfishoi shifrat, pas një gafë të rëndë të mbrojtjes së Lens.

Në “Emirates”, pjesa e parë Arsenal-Borussia Dortmund është mbyllur 1-0 për londinezët, falë golit shumë të bukur nga distanca të Viktor Gyokeres në minutën e 10-të.

Në Rotterdam, Porto kaloi në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Feyenoord, falë golit të shpejtë të Victor Froholdt, që në minutën e 2-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.

Në “Etihad”, pjesa e parë mes Man. City dhe Napolit është mbyllur 0-0. I njëjti rezultat edhe në sfidën mes Como dhe AEK. Lucas da Cunha gaboi nga pika e bardhë e penalltisë përballë Thomas Strakoshës, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Betis shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë ndaj Slovan Bratislava në transfertë, goli i Cucho Hernandez.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha