Autori i dyshuar i kapur
Policia ka identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 29-vjeçari në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku i riu Bexhet Myftari mbeti i plagosur pas një konflikti fizik.
Njoftimi zyrtar i Policisë
Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Grejsi Avdulaj. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.
“Fier/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt të ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ku u plagos me mjet prerës shtetasi B. M., 29 vjeç, bëjmë me dije se është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar, shtetasi G. A.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.
Burimi: top-channel.tv










