[Konferenca e Kryetarëve](https://shqiptarja.com/tag/16301) në Kuvend do të diskutojë sot, në orën 08:30, _**kërkesën e Partisë Demokratike**_ për zhvillimin e një mocioni me debat parlamentar mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.
Opozita pretendon se kontrolli parlamentar mbi qeverinë është dobësuar dhe se roli i opozitës në Kuvend është kufizuar.
Ndër gjetjet e raportit që [PD](https://shqiptarja.com/tag/247) evidenton janë 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin.
Në letër, ngrihet edhe çështja e votës së mazhorancës kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Mazhoranca dhe opozita e kanë lexuar në mënyrë të ndryshme raportin e progresit të KE. Kryeministri Rama e ka cilësuar si më të mirin në histori, kurse opozita ka ngritur kundërshtime lidhur me kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.
_Lajm në përditësim…_
**P.J**
**Xh.K**
Burimi: shqiptarja.com










