Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal shfaqen së bashku pas thashethemeve

Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal shfaqen së bashku pas thashethemeve
Foto: indeksonline.net

Çifti i njohur turk, aktori Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, janë fotografuar së bashku në Stamboll, pas thashethemeve që qarkulluan së fundmi për një ndarje të mundshme mes tyre.

Sipas mediave turke, çifti po kthehej nga pushimet familjare në Antalia, ku kishin kaluar disa ditë bashkë me dy vajzat e tyre.

Fotografimi në aeroport

Të dielën në mbrëmje, ata u fotografuan në aeroportin e Stambollit, teksa poktheheshin në shtëpi.

Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal shfaqen së bashku pas thashethemeve

Paraqitja e tyre e përbashkët erdhi pas spekulimeve që nisën në fillim të nëntorit, se martesa e tyre mund të kishte marrë fund.

Thashethemet për ndarjen

Thashethemet u përhapën pasi Sinem u shfaq vetëm në një festë me rastin e 10-vjetorit të Netflix në Turqi.

Në atë kohë, aktorja u pyet nga gazetarët për mungesën e bashkëshortit dhe sqaroi se Kenan nuk e shoqëronte, pasi ishte i angazhuar në xhirimet e një reklame.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjëherë ndarjen, ndërsa mediat turke theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për divorc.

Martesa dhe familja

Kenan dhe Sinem u martuan në maj të vitit 2016, në ishullin Cunda, dhe së bashku kanë dy vajza, të cilat përpiqen t’i mbajnë larg vëmendjes publike.

Aktori njihet veçanërisht për rolet në serialet e njohura “Ezel” dhe “Karadayi”, dhe aktualisht luan në serialin “A.B.İ.”, që transmetohet në televizionin turk ATV.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha