Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, në Click Plus ka folur për fotografinë ku shihet bashkë me Fatmir Limanin duke pirë kafe.
Taravari tha se shoqëria me Limanin ka filluar që nga viti 2021, kur ky i fundit i ka zgjatur dorën e ndihmës gjatë zgjedhjeve kur Taravari garonte për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Marrëdhënia politike
Taravari premtoi se takimet me Limanin do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Në vitin 2021, z. Fatmir Limani erdhi në Gostivar gjatë zgjedhjeve lokale dhe më tha se mund të më ndihmojë. Nëse më ndihmoi me 5 apo me 1500 vota, nuk e di, por fakti që ma zgjati dorën dhe më ofroi ndihmë si kandidat për kryetar komune, e vlerësoj shumë dhe këtë moment nuk e kam harruar kurrë. Pas asaj, në vitin 2001 përsëri patëm takime, dhe pati një iniciativë që Fatmir Limani të përfshihej në Aleancën për Shqiptarët, para se unë ta drejtoja partinë. Patëm një raport korrekt. Kur ishim në fushatë, e udhëhoqëm fushatën bashkë; kur ishim ministra, pimë kafe bashkë. Tani, kur të dy nuk jemi ministra dhe jemi opozitë, përsëri pimë kafe. Me Fatmir Limanin do të vazhdoj të pi kafe”, tha Taravari në Click Plus.
Burimi: www.gazetaexpress.com










