Këngëtari Geasy ka ndarë një dedikim të veçantë për vajzën e tij, e cila sot feston ditëlindjen e pestë.
Përmes një urimi të ndjerë, ai i shprehu dashurinë dhe përkushtimin e tij, duke e quajtur “qika e babës”, shkruan Indeksonline.
Urimi i babait
Në urimin e tij, Geasy shkroi:
“Urime 5-vjetorin, qika e babës! Sot i bon 5 vjet që ke pru dritë, gëzim e plot dashni n’jetën teme. Qofsh gjithmonë shëndosh e mirë, e qeshun e me sy plot ëndrra. Babi ka me kon gjithmonë afër teje, n’çdo hap tëndin. Të du fort!”
Një dedikim plot dashuri, që tregon lidhjen e veçantë mes babait dhe vajzës së tij./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net










