Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum

Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum
Foto: bordo.al

Krijuesi francez i parfumeve, Marc-Antoine Barrois, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të një vizite të veçantë, të organizuar në bashkëpunim me Maison de Parfum. Revista Bordo ishte pjesë e këtij eventi ekskluziv, ku pati mundësinë të zhvillonte një intervistë me artistin që qëndron pas disa prej aromave më të njohura të parfumerisë artistike, mes tyre edhe Ganymede, i cili ka fituar një popullaritet të veçantë në Shqipëri.

Rikthimi dhe njohja e Ganymede në Shqipëri

Në një intervistë ekskluzive me Bordo, Barrois u shpreh i lumtur për rikthimin në Shqipëri dhe pranoi se nuk e kishte ditur që Ganymede ishte kthyer në një aromë kaq karakteristike për shqiptarët. “Besoj shumë te parfumet që bëhen pjesë e identitetit të dikujt. Njerëzit fillojnë ta njohin një person pikërisht përmes aromës që përdor”, tregoi ai.

Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum
Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum

Suksesi i parfumit B683

Duke folur për suksesin e markës së tij, krijuesi francez zbuloi se pritshmëritë e para për parfumin B683 ishin shumë më modeste. “Ëndrra ime ishte të shisja 500 shishe brenda një viti dhe mendoja se do të më duheshin pesë vite për ta arritur këtë objektiv. Por, në fakt, i shita brenda dy muajve”, rrëfeu Barrois.

Frymëzimi dhe procesi krijues

Sa i përket procesit krijues, ai tregoi se frymëzimin e gjen te natyra, udhëtimet dhe përvojat e përditshme, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të ndikohet nga tendencat e momentit. “Nuk ka asgjë argëtuese të krijosh diçka që ekziston tashmë. Për mua, krijimi i një parfumi është gjithmonë një sfidë e re”, u shpreh ai.

Një tjetër element interesant është filozofia pas emrave të parfumeve të tij, të cilët ndërthurin frymëzime nga mitologjia dhe astronomia. Sipas Barrois, emrat abstraktë u japin njerëzve lirinë të krijojnë përfytyrimin e tyre për secilën aromë. “Kur e krijoj një parfum, ai më përket mua deri në momentin që e shes. Që nga ai çast, nuk është më imi. Ai i përket çdo personi që e përdor”, tha ai.

Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum
Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum
Intervistë ekskluzive me krijuesin e Ganymede në Maison de Parfum

Vlerat e markës

Në përfundim, Barrois ndau edhe tri vlerat që përfaqësojnë markën e tij: produkte të jashtëzakonshme, autentike dhe të përgjegjshme, duke theksuar rëndësinë e cilësisë, lirisë krijuese dhe kujdesit ndaj mënyrës së prodhimit.

Eventi i organizuar nga Maison de Parfum mblodhi gjithashtu emra të njohur të jetës publike shqiptare, mes tyre këngëtarë, blogerë, gazetarë dhe personazhe të tjerë të njohur, të cilët u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje kushtuar parfumerisë artistike.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha