Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha fton opozitën në bashkim, pa përjashtuar askënd

Berisha fton opozitën në bashkim, pa përjashtuar askënd
Foto: reporteri.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për bashkimin e opozitës, duke ftuar të gjithë aktorët politikë kundër qeverisë të bashkohen përballë asaj që ai e cilësoi si “rrezik ekzistencial” për Shqipërinë.

Gjatë një deklarate nga Berati, Berisha theksoi se edhe shqiptarët duhet të bashkohen sot, pavarësisht dallimeve politike.

“Dhe të themi ne që shqiptarët të mos bashkohemi sot? Kurrë! Ne kemi një rrezik ekzistencial, një rrezik që po na përzë nga Shqipëria, që ka kthyer pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet”, u shpreh Berisha.

Thirrja për interesin kombëtar

Ai u bëri thirrje liderëve politikë që të mos e shohin afrimin me Partinë Demokratike si një kosto elektorale, duke shtuar se interesi kombëtar duhet të mbizotërojë mbi interesat partiake.

“Mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni”, deklaroi ai.

Bashkëpunimi me figura të tjera politike

Berisha u ndal edhe te mundësia e bashkëpunimit me figura të tjera politike, duke përmendur edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Ai theksoi se në këtë bashkim nuk duhet të përjashtohet askush, pavarësisht platformave apo qëndrimeve politike.

“Më pyesnin mua: ‘Edhe me Qorin do të bashkohesh?’ Po, po, me të gjithë. Asnjë nuk përjashtoj unë në këtë bashkim. Unë nuk do të them ndrysho platformën tënde politike. Mbaje, zotëri, e ke kundër PD-së, mbaje kundër PD-së. Po hajde, njëherë, të heqim këtë të keqe të madhe”, u shpreh Berisha.

Berisha: Winston Churchill thotë se qytetërimi mund të jetojë gjatë, se liria mund të mbrohet, se paqja mund të ruhet me një kusht të vetëm, bashkimin. Mbi këto parime, ai u bashkua me Josif Stalinin, që është padiskutim krimineli më i madh i shekullit, por u bashkua për të përballur një makineri të tmerrshme lufte, që po mbillte vrasje e djegie në mbarë Europën. Dhe ia doli.

Dhe të themi ne që shqiptarët të mos bashkohemi sot? Kurrë! Ne kemi një rrezik ekzistencial, një rrezik që po na përzë nga Shqipëria, që ka kthyer pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet.

Atëherë, hajde të bashkohemi! Të gjithë ata që e konsiderojnë narkoregjimin të keqen më të madhe të kombit tonë, unë i ftoj. Dhe ju, liderë, ngrihuni! Mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni.

Jo të paktë ishin ata që më kërkonin të ndërmerrnim protestat tona. Jo, ishte përgjigjja ime e prerë. Në rast se Flamingot do na shpëtonin nga kjo e keqe e madhe, do të festonim me gjithë shpirt, jemi patriotë. Ne e duam PD-në, por e duam edhe Shqipërinë. Po të shihnim që Shqipëria po shpëton, do ta duartrokisnim. Iu bashkuan asaj lëvizjeje mijëra demokratë për suksesin e saj.

Thirrja për votime të lira

Sot është koha e bashkimit përballë këtij rreziku të madh. Më pyesnin mua, “edhe me Qorin do të bashkohesh?” Po, po, me të gjithë. Asnjë nuk përjashtoj unë në këtë bashkim. Jo, dhe unë nuk do të them, ndrysho platformën tënde politike. Mbaje zotëri, e ke kundër PD-së, mbaje kundër PD-së. Po hajde, njëherë, të heqim këtë të keqe të madhe. Dhe çfarë tjetër? Të votojmë të lirë! Të votojmë jo duke përdorur qindra e qindra milionë euro në aktivitete për të ndikuar votën e qytetarëve.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha