Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha: Fondet për sponsorizime duhet të ndahen transparente përmes bordeve profesionale

Berisha: Fondet për sponsorizime duhet të ndahen transparente përmes bordeve profesionale
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi mënyrën e parashikuar për administrimin dhe shpërndarjen e fondeve në projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, duke kërkuar transparencë dhe përfshirjen e bordeve profesioniste në këtë proces.

Qëndrimi i PD-së për sponsorizimin e sportit dhe kulturës

Gjatë diskutimeve sot në Kuvend, Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk është kundër sponsorizimit të sportit, kulturës dhe aktiviteteve artistike, por kundërshton një mekanizëm që, siç theksoi ai, nuk garanton ndarjen e drejtë dhe transparente të fondeve.

“Ne nuk jemi kundër sponsorizimeve, jemi absolutisht për sponsorizimin e sportit e të kulturës, të ngjarjeve, eventeve kulturore. Por kjo duhet bërë në mënyrë transparente, duhet bërë nëpërmjet bordeve profesioniste”, u shpreh Berisha.

Kritere për shpërndarjen e fondeve

Sipas tij, fondet duhet të shpërndahen mbi bazën e performancës dhe prioriteteve të zhvillimit të sporteve dhe sektorëve të ndryshëm, dhe jo përmes marrëveshjeve që mund të krijojnë interesa të përbashkëta mes palëve.

“Ato duhet të ndahen jo duke ndarë paratë me sponsorizuesin, por mbi bazën e performancës, mbi bazën e drejtimit të zhvillimit të këtij apo atij sporti, të përparësisë së këtij apo atij sektori”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së e cilësoi të papranueshme mënyrën se si parashikohet administrimi i 30 milionë eurove për sponsorizime.

Berisha ritheksoi se mbështetja financiare për sportin dhe kulturën duhet të jetë e bazuar në kritere të qarta, me vendimmarrje profesionale dhe transparencë në përdorimin e fondeve.

/gj.m/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha