Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kristale Rama i puth dorën Shkurte Fejzës në Ballo Shqiptare

Kristale Rama i puth dorën Shkurte Fejzës në Ballo Shqiptare
Foto: indeksonline.net

Sonte në kryeqytet po mbahet eventi „Ballo Shqiptare”, i organizuar nga Diellza Kolgeci, ku janë mbledhur emra të njohur të jetës publike.

Atmosferën muzikore të të pranishmëve e ka siguruar këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, sipas IndeksOnline.

Momenti i performancës

Gjatë performancës së saj, pranë këngëtares është afruar Kristale Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, e cila në shenjë respekti dhe vlerësimi ia ka puthur dorën.

Ky moment është një nga pamjet e veçanta të mbrëmjes, ku të pranishëm janë edhe shumë fytyra të tjera publike.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha