Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Pesë të dyshuar arrestohen në aksion në Prishtinë dhe Drenas

Pesë të dyshuar arrestohen në aksion në Prishtinë dhe Drenas
Foto: reporteri.al

Pesë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Nga Prokuroria bëhet e ditur se ndalimi vjen pas hetimeve të zhvilluara në kuadër të planit operativ “Vjedhjet e Rënda“, që synon identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rasteve në fjalë.

Hetimet dhe kontrollet e njëkohshme

“Gjatë zhvillimit të procesit hetimor, janë ndërmarrë një sërë veprimesh, përfshirë analizimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, vëzhgimin dhe përcjelljen e personave të dyshuar, analizimin e të dhënave të komunikimeve telefonike dhe hartografisë së lëvizjeve, si dhe aplikimin e masave të veçanta hetimore, në përputhje me autorizimet ligjore. Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore, më datën 26.11.2026, janë realizuar kontrolle të njëkohshme në pesë (5) lokacione të ndryshme, në territorin e Komunës së Prishtinës dhe Drenasit.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme materiale, të cilat dyshohet se mund të ndërlidhen me veprën penale nën hetim.

Provat e sekuestruara dhe kërkesa për paraburgim

“Ndër të tjera, janë sekuestruar telefona mobilë, pajisje elektronike, DVR, radiolidhje, pajisje GPS, veshje, mbathje, mjete të ndryshme dhe sende të tjera, të cilat do të nënshtrohen ekzamimnimeve dhe analizave përkatëse kriminalistike, me qëllim të sigurimit të provave shtesë dhe sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje. Prokurori i Shtetit pranë gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.”, është thënë tutje në njoftim.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha