Një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës fizike dhe psikike nga ish-i i dashuri i saj, i cili dyshohet se e ka kërcënuar edhe me jetë atë dhe familjen e saj.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk është takuar nga organet e rendit dhe gjendet në arrati.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë i policisë
DHUNË NË FAMILJE / Prishtinë / 21.11.2026 – 18:59. Raportohet se i dyshuari, ish i dashuri i viktimës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe e ka kanosur me jetë atë dhe familjen e saj. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.
Burimi: www.gazetaexpress.com










