Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar pyetjet që u shtrohen aplikuesve nga Ministria e Punëve të Brendshme për punësim në prokurim dhe inspektoratet komunale.
Pyetjet e testit
Ibrahimi tha në Euro n’7 në T7 se pyetjet janë qesharake dhe absurde, të tilla si ato për këmbët e merimangës dhe balenat.
“Një ndër pyetjet është: ‘Merimanga hyn në grupin e insekteve ku insektet jo çdoherë janë gjashtëkëmbëshe. Dhe zgjidhja: a) merimanga ka 6 këmbë; merimanga ka 8 këmbë; merimanga ka 12 këmbë; merimanga është shumëkëmbëshe'”, tha ai.
Kritika ndaj sistemit
Ibrahimi tha se duhet të ndryshohet sistemi.
“Mua po më duken si pyetje të testit PISA këto”, tha ai.
“Ata zyrtarë, kur kanë dalë prej testit, normalisht të zhgënjyer, të dëshpëruar, edhe i kanë këqyrë përgjigjet…”.
Burimi: www.gazetaexpress.com










