Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

33% e elektoratit mbështet kandidat jashtë PS dhe PD në Tiranë

33% e elektoratit mbështet kandidat jashtë PS dhe PD në Tiranë
Foto: kohajone.com

Sondazhi i analistit Eduard Zaloshnja për Bashkinë e Tiranës ka qenë në fokus të diskutimeve mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Top Story”. Sipas Zaloshnjës, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të kryeqytetit mund të mbështesë një kandidat alternativ, ndërsa vërehet edhe një rrjedhje votash nga dy partitë kryesore, PS dhe PD.

Përllogaritja e votuesve

“Kam zhvilluar disa sondazhe dhe kam bërë një përmbledhje duke ekstrapuluar me numër banorësh. Në Bashkinë e Tiranës janë rreth 500 mijë banorë në gjendje për të votuar, në zgjedhjet e fundit kanë votuar vetëm 300 mijë, 60% e qytetarëve”, u shpreh Zaloshnja.

Analisti theksoi se numri i qytetarëve që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje përbën një potencial të konsiderueshëm elektoral për një kandidat jashtë forcave tradicionale politike. “Janë 200 mijë të rritur që nuk kanë votuar për partitë ekzistuese, çka tregon se kemi një rezervuar të madh banorësh të Tiranës, që mund të jenë të prirur të votojnë për dikë krejt tjetër”, deklaroi ai. Sipas Zaloshnjës, këtij grupi i shtohen edhe rreth 15 mijë votues të Partisë Socialiste dhe 5 mijë votues të Partisë Demokratike, të cilët shprehin gatishmëri për të mbështetur një kandidat tjetër.

Rrjedhja e votave nga PS dhe PD

“Ka edhe një faktor tjetër, por kemi rrjedhje te PS, ku 15 mijë kanë votuar PS dhe duan të kandidojnë për dikë tjetër, nga ana tjetër janë 5 mijë te PD që votuan për Këlliçin dhe duan të votojnë tjetër kandidat. Këta i janë bashkuar grupit tjetër që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe e çojnë 33%”, tha Zaloshnja. Sipas analizës së tij, këto lëvizje mund të krijojnë hapësirë për një alternativë të re politike në garën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha