Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Ti dhe Hëna

Ti dhe Hëna
Foto: kultplus.com

Poezi nga Ismail Kadare.

Kësaj natë me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtohen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu

Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha