Poezi nga Dylan Thomas
Mos shko pa u ndier në atë natë të mirë,
mosha e vjetër duhet të digjet dhe të shfryjë në fund të ditës;
Tërbohu, tërbohu kundër vdekjes së dritës.
Megjithëse të mençurit në fund e dinë se errësira ka kohën e saj,
sepse fjalët e tyre nuk sollën asnjë shkëndijë.
Mos shko pa u ndier në atë natë të mirë.
Njerëz të mirë, në valën e fundit, duke bërtitur me dëshpërim
kur shikojnë se veprat e tyre të brishta mund të ishin kurorëzuar me gjethe dafine;
Tërbohu, tërbohu kundër vdekjes së dritës.
Njerëz të egër, që e kapën diellin në fluturim dhe e këndonin,
e kuptojnë shumë vonë se ai po largohet, dhe brengosen për rrugën e tij;
mos shko pa u ndier në atë natë të mirë.
Njerëz të rëndë, afër vdekjes, që shohin me sy të verbuar,
sytë e verbuar mund të flakërojnë si meteorë dhe të jenë plot gëzim,
Tërbohu, tërbohu kundër vdekjes së dritës.
Dhe ti, babai im, atje në atë lartësi të trishtë,
më mallko, më beko tani me lotët që të rrjedhin pa pushim.
Mos shko pa u ndier në atë natë të mirë.
Tërbohu, tërbohu kundër vdekjes së dritës.
Burimi: kultplus.com









