Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Ekspozita me libra që thyen izolimin çelet në VDK

Ekspozita me libra që thyen izolimin çelet në VDK
Foto: gazetatema.net

Në një Shqipëri të mbyllur ndaj botës perëndimore, librat u kthyen në një nga dritaret përmes së cilës depërtonin ide, kultura dhe letërsi nga kontinente të largëta.

Letërsia amerikano-latine në Shqipërinë komuniste

Ndër këto libra ishte edhe letërsia amerikano-latine, prania e së cilës gjatë regjimit komunist, si dhe lidhja e saj me propagandën ideologjike të asaj kohe, vihet në dukje përmes një ekspozite të posaçme që u hap në ambientet e Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës, e cila tregon një kapitull jo shumë të njohur të historisë kulturore shqiptare.

Mes botimeve të ekspozuara gjenden veprat e shkrimtarëve të njohur si Pablo Neruda dhe Zhorzh Amado, ndërsa veçohet përkthimi i romanit “Dasma” të Ismail Kadaresë, në Argjentinë.

“Projekti nisi disa vite më parë dhe në qendër të vëmendjes ka ndikimin e letërsisë amerikano-latine në Europë gjatë periudhës socialiste. Por rasti i Shqipërisë së diktaturës na bëri veçanërisht përshtypje. Është një rast shumë domethënës për të kuptuar se si një vend i izoluar, pavarësisht kufizimeve të shumta, u hap ndaj letërsisë së vendeve gjeografikisht shumë të largëta. Aktualisht, po mbledhim dhe dokumentojmë shkrimet, librat, gazetat dhe dokumentet e kësaj periudhe, për të rindërtuar sa më plotësisht këtë histori bashkëpunimi kulturor.”

Ekspozita dhe dokumentet e periudhës

Ekspozita do të mbetet e hapur për publikun deri në muajin nëntor, për të njohur nga afër botime dhe dokumente që hedhin dritë mbi një pjesë të historisë së letërsisë, por edhe mbi mënyrën se si ajo arrinte te lexuesit shqiptarë në kushtet e izolimit.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha