Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Protestat studentore, policia jep njoftimin zyrtar për të arrestuarit

Protestat studentore, policia jep njoftimin zyrtar për të arrestuarit
Foto: euronews.al

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona, ka nisur procedimin penal ndaj dy të tjerëve dhe ka shpallur në kërkim 20 persona, në kuadër të hetimeve për veprime të kundërligjshme që dyshohet se ndodhën gjatë tubimeve të 24 dhe 25 tetorit.

Arrestimet dhe akuzat

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me sende të forta e mjete piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe kanë shkaktuar dëme në godinat e institucioneve shtetërore gjatë protestave.

Ndër të arrestuarit është edhe një shtetas 23-vjeçar me nënshtetësi gjermane.

Po ashtu, Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për veprën penale të vjedhjes. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 24 tetorit.

Kontrolli në banesë dhe hetimet

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, 20 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde që dyshohet se është narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha