Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Kosova i bashkohet Deklaratës së Samitit të Fëmijëve në Paris

Kosova i bashkohet Deklaratës së Samitit të Fëmijëve në Paris
Foto: kultplus.com

Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, e cila u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, sipas të cilit, përmes kësaj deklarate synohet mbrojtja e mirëqenies dhe e ardhmes së brezave të rinj.

Arsimi dhe shëndeti i fëmijëve

Kurti theksoi rëndësinë e arsimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe psikosocial. Ai vuri në dukje se këto çështje kanë rëndësi të veçantë në një kohë kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po paraqesin sfida të reja për fëmijët.

Pjesëmarrja në këtë deklaratë politike synon të shprehë angazhimin e Kosovës për mbrojtjen e të drejtave, mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve./KultPlus.com

Kosova i bashkohet Deklaratës së Samitit të Fëmijëve në Paris

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha