Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Përmbyllet cikli i shtatë takimeve me prindër për Strategjinë 2035+

Përmbyllet cikli i shtatë takimeve me prindër për Strategjinë 2035+
Foto: kultplus.com

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, zhvilluan në Mitrovicë takimin e fundit të ciklit të bashkëbisedimeve rajonale me prindër, të organizuar në kuadër të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit 2035+.

Takimi në Mitrovicë ishte i shtati në këtë cikël, përmes të cilit synohej përfshirja e prindërve në diskutimet për të ardhmen e arsimit në Kosovë, si dhe mbledhja e propozimeve dhe rekomandimeve të tyre për strategjinë e re.

Përmbyllet cikli i shtatë takimeve me prindër për Strategjinë 2035+

Diskutimi me prindërit në Mitrovicë

Gjatë bashkëbisedimit, ministri Çeku diskutoi me prindërit për tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e sistemit arsimor, përfshirë shkollën gjithëditore, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, rishikimin e kurrikulës dhe teksteve shkollore, si dhe sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në shkolla, përcjell KultPlus.

Theksi në bashkëpunim dhe vlerësim për angazhimin

Çeku theksoi se përmirësimi i arsimit kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, prindërve dhe mësimdhënësve, si dhe diskutim të hapur për sfidat dhe mënyrat konkrete të adresimit të tyre. Ai falënderoi prindërit për pjesëmarrjen dhe angazhimin gjatë këtij procesi.

Ndërkaq, Besnik Dragusha vlerësoi kontributin e prindërve në identifikimin e sfidave dhe në hartimin e politikave arsimore, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për të ardhmen e arsimit në Kosovë./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha