Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Largimi i Beharë Maksutajt
Banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga shtëpia më e famshme në vend, për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë saj.
Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.
“Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftim.
Detajet ende të paqarta
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e situatës që ka çuar në largimin e saj dhe as nëse ky largim është përfundimtar apo i përkohshëm.
Mbetet të shihet nëse produksioni do të japë sqarime të tjera lidhur me këtë zhvillim të papritur. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










