Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Benita i përgjigjet Elijonës: Më mirë me dhëmbë se me vallëzime

Benita i përgjigjet Elijonës: Më mirë me dhëmbë se me vallëzime
Foto: kosovarja-ks.com

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Elijonës, e cila disa javë më parë, pa përmendur emra konkretë, kishte deklaruar se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

E ftuar në emisionin “Big Cast”, Benita ka komentuar këtë deklaratë, duke dhënë edhe qëndrimin e saj lidhur me fjalët e Elijonës.

Ajo iu përgjigj në mënyrë indirekte, duke përmendur edhe mënyrat e ndryshme përmes të cilave persona të njohur tërheqin vëmendjen e publikut.

Përgjigjja e Benitës

“Dikush dhezë me dhëmbë, dikush dhezë me vallëzime në club, kështu që se di ka qenë mendimi i saj, unë prap jam krenare që kam dhezë edhe me dhëmbë, ma mirë me dhëmbë, se me vallëzime në club, kështu që so ka ka ta dhez”, deklaroi Benita.

Konteksti i deklaratës

Deklarata e saj vjen pas komenteve të bëra nga Elijona gjatë paraqitjes së saj në natën e parë të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku kishte lënë të kuptohej se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

Ndryshe, Elijona ishte e ftuar në natën e parë të spektaklit, ku qëndroi për një kohë të shkurtër në shtëpi së bashku me banoret Arlinda, Nichi dhe Antoneta, të cilat u bënë pjesë e formatit para datës zyrtare të nisjes së këtij edicioni.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha