Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është mbyllur papritur, pa asnjë njoftim paraprak, pas një periudhe me aktivitet shumë të lartë, gjatë së cilës u regjistruan mbi 270 milionë klikime vetëm në javët e fundit.
Mbyllja gjatë mbulimit të protestave
Ky veprim ndodhi në një kohë kur News24 po raportonte gjerësisht për protestat e studentëve dhe qytetarëve, përballjet me policinë dhe ngjarjet e përditshme në terren, duke sjellë në vëmendjen e publikut kërkesat e protestuesve si dhe reagimet e qeverisë.
Ndërkohë, ekipet tona të sigurisë po punojnë për ta rikthyer faqen sa më shpejt të jetë e mundur, në bashkëpunim me kompaninë META.
Alternativa për ndjekësit
Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram të BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, ku do të vazhdojnë të publikohen zhvillimet më të fundit të aktualitetit.
Burimi: www.balkanweb.com










