Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Dhoma e Avokatisë mbledh urgjentisht Komitetin Drejtues pas vendimit të Apelit

Dhoma e Avokatisë mbledh urgjentisht Komitetin Drejtues pas vendimit të Apelit
Foto: top-channel.tv

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që pezulloi bojkotin e avokatëve, të bazuar në kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje urgjente këtë të enjte në orën 13:00.

Hapat ligjorë që shqyrton Dhoma Kombëtare e Avokatisë

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia, në një komunikim telefonik me gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, sqaroi se pas vendimit të Apelit po shqyrtohen hapat e mëtejshëm ligjorë. Sipas Haxhisë, një nga mundësitë që po merret në konsideratë është që Dhoma t’i drejtohet Gjykatës së Apelit me një padi, përmes së cilës do të kërkohet shfuqizimi dhe pezullimi i rregullores së GJKKO-së, të datës 1 shtator 2026, e cila sipas tij dëmton profesionin e avokatëve dhe të medias.

“Po shqyrtojmë çdo mundësi ligjore. Dhoma është një institucion që funksionon me struktura. Nuk jemi njoftuar ende për vendimin e zbardhur të gjykatës. Komiteti do të shqyrtojë situatën sot dhe do të dalë me sugjerime. Ndërsa nesër në orën 14:00 do të ketë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm”, tha Haxhia.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha