Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Ardit Gjokrosa ekstradohet nga Gjermania për vrasjen e Hamza Terziut

Ardit Gjokrosa ekstradohet nga Gjermania për vrasjen e Hamza Terziut
Foto: shqiptarja.com

Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Ai rezulton të jetë në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit ‘Revanshi’, me akuzën se ka mundësuar kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Hamza Terziut në vitin 2020.

Gjokrosa, i cili konsiderohet pjesë e grupit të Tori Xheçukës, përballet gjithashtu me akuzat për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë

Ardit Gjokrosa ekstradohet nga Gjermania, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha