Aktet e dhunës në Tiranë, sidomos në javën e parë të protestës, u financuan nga fushatat e ndërmarra në rrjetet sociale. Sipas një protestuesi, përmes këtyre fushatave në ‘GoFundMe’ u arrit të mblidheshin 5.698,09 dollarë.
Si u nda kjo shumë dhe kush përfitoi prej saj?
Përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij, qytetari tregon se për një protestë para Parlamentit Europian janë shpenzuar rreth 5120 euro. Ai shton se ka qëndruar dy ditë në Bruksel dhe se nga kjo shumë i kanë mbetur 4620 euro.
Ndarja e parave dhe pagesat për protestuesit
Një pjesë të kësaj shume ai thotë se e ka shpërndarë te djemtë e ‘vijës së parë’ në protestën e zhvilluar më 23 tetor.
Më tej ai tregon se 1000 euro i ka dhënë një djali të mitur me statusin jetim. Me këtë të fundit ai kishte komunikuar me mesazhe në WhatsApp, ku i kishte kërkuar numrin e llogarisë së nënës së tij për të derdhur paratë.
“Dërgova 1000 euro tani. Besoj se për disa ditë duhet të vijnë për disa ditë. Shumë flm”, lexohet në mesazhet e publikuara.
Ndërkohë, pjesa tjetër e parave, 1442 euro, sipas tij, është rezervë dhe nuk do të përdoret deri në një njoftim të dytë.
Burimi: shqiptarja.com










