Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Rrahman Rama: Mund të bëhet kryetar i PDK-së edhe pa qenë pjesë e UÇK-së

Rrahman Rama: Mund të bëhet kryetar i PDK-së edhe pa qenë pjesë e UÇK-së
Foto: gazetaexpress.com

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk dihet se kush do të jenë kandidatët për këtë pozitë.

Në emisionin “Pressing” në T7, Rama ka shprehur bindjen se zgjedhjet e brendshme “do të jenë demokratike dhe transparente, me më shumë kandidatura”.

Ai ka theksuar se kryetar i PDK-së mund të zgjidhet edhe një person që nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk e di kush ka me qenë kryetar. Besoj që zgjedhjet kësaj here kanë me qenë demokratike e transparente dhe ka me pasë më shumë kandidatura. Nuk i di emrat e kandidatëve, cilido prej tyre, nëse e meriton, pse jo. Mundet me qenë kryetar edhe dikush që nuk ka qenë në UÇK”, ka deklaruar Rama.

Video:

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha