Në ndeshjen e tij të parë në krye të Pogradecit, Dritan Mehmeti udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse, 5-1 ndaj Kukësit, në fazën e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. Debutimi i trajnerit u shënua me pesë gola të ekipit liqenor.
Një fitore bindëse në debutim
Fitorja e madhe ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në Kategorinë e Parë, edhe pse sfida ishte pjesë e Kupës, nxjerr në pah ndikimin dhe ndryshimet që ka sjellë Mehmeti në skuadër.
Pogradeci synon ngjitjen në Superiore. Pas 10 javësh në Kategorinë e Parë, ekipi renditet në vendin e 5-të me 17 pikë, katër më pak se kryesuesja Iliria. Në fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, pogradecarët do të luajnë në transfertë ndaj Dinamos së Ilir Dajës.
Burimi: www.albeu.com










