Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka treguar cilin futbollist katalanas do të donte më shumë ta kishte sjellë në “Camp Nou”.
Gjatë një interviste në emisionin “Tot Costa” të “Radio Catalunya”, atij iu kërkua të zgjidhte mes tre emrave të njohur: Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva.
Barcelona kishte shfaqur interes për të tre lojtarët, por për arsye të ndryshme nuk arriti të përfundonte transferimet. I pyetur se për cilin prej tyre i vinte më shumë keq, Deco u përgjigj pa u menduar gjatë.
“Luis Diaz”, tha shkurt drejtori sportiv, duke lënë të kuptohej se transferimi i sulmuesit kolumbian ishte ai që klubi do të dëshironte më shumë ta kishte realizuar.
Diaz luan aktualisht për Bayern Munichun, Julian Alvarez është pjesë e Atletico Madridit, ndërsa Bernardo Silva luan te Manchester City.
Burimi: www.albeu.com









