Pak orë pas vizitës te familja në Prishtinë, Jakup Krasniqi u largua nga banesa e tij për t’u kthyer në Hagë, ku po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së u shoqërua nga automjetet e EULEX-it. Largimin e tij e përcolli prania e forcave të Policisë dhe thirrjet mbështetëse të qytetarëve që ishin mbledhur jashtë banesës.
Pritja e qytetarëve
Dhjetëra qytetarë kishin qëndruar për orë të tëra duke pritur për ta parë nga afër, por kjo nuk u bë e mundur. Në momentin e largimit, ata brohoritën në kor “UÇK, UÇK”.
Leja për vizitën
Krasniqi mori leje të posaçme për të vizituar familjen në Kosovë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Ky është vizita e dytë e tij në Kosovë që nga arrestimi, rreth gjashtë vite më parë. Vizita e parë u bë pas vdekjes së vëllait të tij.
Burimi: bordo.al









