Për të njëjtën pyetje, shifrat e sondazhit tregojnë një realitet tjetër nga ai që shpesh përshkruhet. Sipas pyetësorit me 71 pyetje, i kryer ballëpërballë me qytetarë të rastësishëm në 11 ish-minibashkitë e kryeqytetit, shumica e të anketuarve jetojnë në shtëpitë e tyre, por kostoja e jetesës mbetet një shqetësim i madh.
Banimi dhe të ardhurat
Lajmi më pozitiv i sondazhit lidhet me banimin. 84.3% e të anketuarve banojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa vetëm 15.7% paguajnë qira. Te votuesit socialistë, raporti ishte 90.7% me 9.3%.
Pyetjes për të ardhurat mujore familjare, pa përfshirë dërgesat nga jashtë vendit, pothuajse gjysma e të anketuarve (duke përfshirë shumë votues socialistë) u përgjigjën se ato ishin nga 250 mijë deri në 999 mijë lekë të vjetra në muaj. Mesatarisht, kjo do të thotë rreth 210 mijë lekë të vjetra për secilin nga 3 anëtarët e familjes. Kush jeton rregullisht në Tiranë e di se çfarë mund të blihet me një shumë të tillë gjatë një muaji.
Vështirësitë e përditshme
Kur u pyetën si e mbulonin familjet shpenzimet mujore, 73% u përgjigjën “me vështirësi” ose “me shumë vështirësi”. Te votuesit socialistë, kjo përqindje ishte 58%.
Dërgesat nga emigracioni
Një pjesë e rëndësishme e familjeve mbështetet nga të afërmit jashtë vendit. 45% e të anketuarve thanë se marrin dërgesa valutore nga familjarë në emigracion, dhe 66% e familjeve urbane të Tiranës kanë mesatarisht 2.1 anëtarë jashtë vendit, duke mos përfshirë daja, xhaja, teze, halla apo kushërinj.
Pushimet
49% e të anketuarve u përgjigjën se kishin shkuar me pushime këtë vit. 33% nuk kishin shkuar për shkak të pamundësisë financiare, ndërsa 18% thanë se nuk shkuan për arsye të tjera.
SHËNIM: Sondazhet e kryera me votuesit e zgjedhjeve të fundit kongresuale në SHBA treguan se vështirësia në përballimin e kostos së jetesës ishte faktori kryesor që shkaktoi humbjen e madhe të partisë së Presidentit Trump.
Burimi: top-channel.tv










