Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.
Reshjet dhe shiu
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht në qendër, reshjet do të kenë intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era dhe gjendja e detit
Era parashikohet të fryjë nga juglindja drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare 7 m/s përgjatë vijës bregdetare. Në luginat, era mund të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3–4 ballë.
Burimi: abcnews.al









