Të rinj, studentë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku vazhdojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Ndërkohë, forca policie janë vendosur edhe ato para ndërtesës.
Protestuesit mbeten të vendosur
Protestuesit thonë se revolta e tyre nuk do të ndalet dhe theksojnë se dorëheqja e Edi Ramës është një kërkesë që nuk negociohet.
Refuzimi i ftesës për dialog
Ata kanë refuzuar edhe ftesën e kryeministrit për dialog. Protestuesit këmbëngulin se nuk pranojnë negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Burimi: lajmifundit.al










