Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës.
Një motomjet doli nga rruga për arsye që deri tani nuk janë sqaruar.
Drejtuesi i motorit mori lëndime. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme.
Si pasojë e aksidentit, trafiku u rëndua në këtë segment rrugor. Policia po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al
Burimi: abcnews.al









