Tre persona janë shoqëruar në polici për vrasjen e Sel Çamit, identiteti i të cilit është Selami Hasani, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Fier.
Mes të shoqëruarve është edhe djali i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja, si dhe dy persona të tjerë, të cilët do të merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Isufajt në Fier.
Konflikti mes familjes Isufaj dhe Hasani ka nisur në vitin 1997 duke shkaktuar 6 viktima dhe dhjetra të plagosur ndër vite.
60 vjeçari Hasani u vra sot me breshëri plumbash në oborrin e banesën së tij në lagjen “1 Maji” në Fier vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu. I plagosur mbeti nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç.
Burimi: lajmifundit.al










