Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Selimi: Mbi 90% e Kongresit të Manastirit është financuar nga qeveria shqiptare

Selimi: Mbi 90% e Kongresit të Manastirit është financuar nga qeveria shqiptare
Foto: abcnews.al

Takimet dhe drekat e Ramës

Dy kryeministra shqiptarë, dy agjenda. Nga Manastiri, në 118-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ranë në sy programet dhe sjelljet e ndryshme politike të kryeministrit në Tiranë, Edi Rama, dhe atij në Prishtinë, Albin Kurti.

Analisti Sefer Selimi i ka cilësuar drekat dhe takimet e kryeministrit Rama si kryesisht protokollare, duke theksuar se takimet me përfaqësuesit e VLEN-it kanë zgjatur më pak se 10 minuta. Selimi veçoi investimin e qeverisë shqiptare në restaurimin e mbi 90 për qind të godinës së Kongresit të Manastirit, ndërsa takimet e Kurtit i cilësoi pa ndonjë peshë të madhe.

Vlerësimi i analistit

“Dreka ka qenë protokollare, ndërkohë takimet me partitë politike shqiptare kanë qenë me përfaqësues të VLEN-it, të cilat nuk kanë zgjatur as 10 minuta. Ka pasur një takim me zotin Ahmeti, ku u dërgua një mesazh për përfshirje më të madhe dhe të drejtë të Ramës për shqiptarët në Maqedoni.

Për Ditën e Manastirit, me investimet konkrete nga restaurimi i godinës ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, qeveria ka rinovuar mbi 90 për qind të asaj godine. Ka pasur arkivën dhe të gjithë ekspozitën që ofrohet në atë godinë. Ishte për t’u përshëndetur takimi me studentët dhe rektorët e universiteteve shqiptare.

Mbi 90 për qind e godinës së Kongresit të Manastirit, e mundësuar nga qeveria shqiptare.

Ndërsa Kurti, në takime pa ndonjë peshë të madhe.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha