Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Asani shkëlqen në Champions League me depërtim dhe asistim të përsosur

Asani shkëlqen në Champions League me depërtim dhe asistim të përsosur
Foto: albeu.com

Në pjesën e dytë të takimit Al Ain – Esteghlal FC, i vlefshëm për grupet e Champions League aziatike, Jasir Asani u bë protagonist. Ndeshja ishte në barazim 1–1 kur sulmuesi i Shqipërisë la shenjën e tij në lojë.

Asani i pakapshëm në krah

Në minutën e 50-të, ish-bomberi i Partizanit u tregua i pakapshëm në krah, dhe kundërshtari mundi ta ndalte vetëm me faull.

Një minutë më pas, nga goditja standarde e fituar, Asani përdori këmbën e majtë me saktësi për t’i dhënë një asist të përsosur Fallahut, i cili shënoi në minutën e 51-të. Anësori i Shqipërisë po kalon një sezon mbresëlënës me Esteghlal FC, me 9 gola dhe 2 asiste në 17 paraqitje.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha