Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Egnatia kryeson vetëm pas mbylljes së javës së 12-të të Superiores

Egnatia kryeson vetëm pas mbylljes së javës së 12-të të Superiores
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë të diel me përfundimin e pesë takimeve të zhvilluara gjatë tri ditëve, ku nuk munguan rezultatet e rëndësishme dhe ndryshimet në renditje.

Rezultatet e javës

Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Egnatias në Korçë, ndërsa AF Elbasani mposhti me të njëjtin rezultat Dinamo City-n. Teuta mori tri pikë në transfertën ndaj Laçit, duke fituar 1-0. Vllaznia triumfoi 1-0 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ndërsa sfida e fundit mes Vorës dhe Tiranës përfundoi 0-0.

Renditja e kampionatit

Pavarësisht humbjes në Korçë, Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin me 27 pikë, e ndjekur nga Teuta me 23 pikë. Në vendin e tretë renditet Skënderbeu me 17 pikë, po aq sa Dinamo City dhe AF Elbasani.

Egnatia kryeson vetëm pas mbylljes së javës së 12-të të Superiores

Tirana mban vendin e gjashtë me 16 pikë, e ndjekur nga Vllaznia me 15, Vora me 13, Laçi me 11 dhe Partizani me 10 pikë.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha