Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Leonard Ademaj uron që vrasjet e grave të marrin fund pas vendimit të Apelit

Leonard Ademaj uron që vrasjet e grave të marrin fund pas vendimit të Apelit
Foto: albeu.com

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimet e Gjykatës Themelore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj.

Ai ka kujtuar se motra nuk do të kthehet më te familja, ndërsa fëmijët e saj do të duhet të rriten pa nënën.

“Liridona, vajza dhe motra jonë, nuk do të kthehet më. Fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por na jep ngushëllim që çështja u përmbyll edhe në Gjykatën e Apelit”, ka shkruar Ademaj.

Ai përmendi Naim Murselin dhe Granit Plavën, të cilët janë dënuar, dhe shprehu shpresën që edhe Kushtrim Kokalla të përballet me të njëjtin përfundim.

Ademaj falënderoi të gjithë ata që kanë ndjekur rastin, me mirënjohje të veçantë për mediat, të cilat i kanë kushtuar vëmendje dhe hapësirë familjes.

Reagimin e tij e mbylli me dëshirën që dhuna vrasëse ndaj grave të marrë fund dhe Kosova të jetë më e sigurt për to.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha