Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Konjufca: BE-ja duhet t’i kërkojë Komisionit opinionin për Kosovën

Konjufca: BE-ja duhet t’i kërkojë Komisionit opinionin për Kosovën
Foto: pressonline.al

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

Në takimin ministror të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, Konjufca theksoi se një proces i besueshëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet t’i japë mundësi secilit vend të Ballkanit Perëndimor të përparojë në bazë të meritave dhe reformave të realizuara.

Reformat dhe politika e jashtme

Konjufca theksoi përparimin e Kosovës në reformat demokratike, përputhjen e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

Thirrja për hapa konkretë

“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian, si përmes reformave, ashtu edhe përmes qëndrimit të saj të palëkundur në mbështetje të politikave të BE-së. Tani është koha që ky përkushtim të përcillet me hapa konkretë nga BE, duke i mundësuar Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, njësoj si vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Kujtojmë, Kosova prej gati katër vitesh ka aplikuar për anëtarësim në BE, por kjo çështje ende nuk është proceduar nga ana e Komisionit Evropian. /KosovaPress/

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha