Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Ngjela: Po të isha kryeministër, do bëja këtë

Ngjela: Po të isha kryeministër, do bëja këtë
Foto: lajmifundit.al

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Live me Luizin” në Top Channel, ku zhvilloi një bisedë me Luiz Ejllin. Ai ndau rrëfime nga jeta personale, kujtime nga periudha e regjimit komunist dhe pikëpamjet e tij për politikën, dashurinë dhe marrëdhëniet njerëzore.

Kujtime nga burgu dhe regjimi

Përmes pyetjeve të drejtpërdrejta dhe përgjigjeve plot ironi, Ngjela foli për të kaluarën e tij në burg dhe për raportin me të atin, i cili, sipas tij, kishte bindje politike krejt të kundërta me të.

Ngjela: Personaliteti i një individi që del në publik është raporti i tij me të vërtetën.

Ejlli: A e ke falur regjimin që të mori vite të jetës?

Ngjela: Më ka ndihmuar, sepse të gjithë e dinë se kam qenë kundërshtar i regjimit. Nuk më mori nga rruga dhe më futi në burg, unë e godita. Babai ishte ministër dhe mamaja zëvendësministre. E bëra se mendoja se kisha forcë dhe s’më bënin gjë. Kur e panë dosjen time më thanë: Avokat si s’të kanë vrarë?

Ejlli: A e ke dënuar babain tënd për bindjet e tij politike?

Ngjela: Por ai u fut në burg, ishim në një dhomë për vite të tëra. Por kishim bindje të ndryshme, ai ishte i majtë.

Politika, dashuria dhe marrëdhëniet

Ejlli: A ka diçka që ju bën të heshtni?

Ngjela: Dashuria dhe sekreti që mbaj.

Ejlli: Po të ishit kryeministër për 24 orë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit?

Ngjela: Më fute në një pozicion që thonë se po i bën qejfin. Vendimi më kryesor i një kryeministri është që të mos gënjejë. Popullin jo. Shteti është raporti me të vërtetën, kaq mjafton për të vlerësuar çdo qeveri.

Ejlli: A ka moshë qeveria?

Ngjela: Nuk ka moshë, por ai që dashuron nuk duhet t’i bjerë fjala, dashuria nuk është seks, është fjalë.

Ejlli: Ka qenë ndonjë vajzë që ka thënë se me ty nuk jetohet?

Ngjela: Jo.

Ejlli: Më e vështirë të kuptosh një grua apo të interpretosh kushtetutën?

Ngjela: Gruan nuk do ta kuptoni dot. Është më me intelekt se burrat, pavarësisht se ka qenë e shtypur.

Ejlli: Kush duhet të ulet para në makinë, gruaja apo vjehrra?

Ngjela: Ku e di unë? Nuk kam pasur ndonjëherë vjehrrë.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha