Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Jill Biden flet për jetën pas diagnostikimit të Joe Biden me kancer

Jill Biden flet për jetën pas diagnostikimit të Joe Biden me kancer
Foto: shqiptarja.com

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, ka folur për sfidat me të cilat po përballet familja e saj pas diagnostikimit të bashkëshortit, ish-presidentit Joe Biden, me kancer të prostatës në fazën e katërt, i përhapur në kocka.

Në një intervistë për revistën ajo ka treguar se diagnoza ishte një surprizë e plotë dhe ndryshoi tërësisht planet që çifti kishte bërë për jetën pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne kishim plane të tjera për jetën pas Shtëpisë së Bardhë, të udhëtonim, ndoshta të shkonim në Itali apo në shumë vende të tjera. Por, sapo ai mori diagnozën, e gjithë jeta jonë ndryshoi plotësisht”, është shprehur ajo.

Kujdesi ditor për bashkëshortin

Jill Biden ka treguar se tashmë pjesa më e madhe e ditëve të saj përqendrohet te kujdesi për bashkëshortin, duke u siguruar që ai të ushqehet shëndetshëm, të marrë medikamentet dhe të ndjekë këshillat e mjekëve.

Ajo ka theksuar se mbështetja e familjes, veçanërisht e fëmijëve dhe nipërve e mbesave, ka qenë një burim i rëndësishëm force gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Një martesë e forcuar

Pavarësisht sfidave, ish-Zonja e Parë thotë se marrëdhënia me bashkëshortin është forcuar edhe më shumë. Çifti pritet të festojë 50-vjetorin e martesës në qershorin e ardhshëm.

“Pasi kemi kaluar shumë momente të bukura dhe të vështira në martesën tonë, mendoj se jemi më të fortë se kurrë më parë. Nuk e mendoja se kjo ishte e mundur”, është shprehur Jill Biden.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha