Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Tetë raste dhune në familje raportohen brenda një dite në Kosovë

Tetë raste dhune në familje raportohen brenda një dite në Kosovë
Foto: insajderi.org

Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.

Vetëm të shtunën janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, ndërsa pesë të tjera në rajonin e Gjakovës, raporton IndeksOnline.

Rastet në Prishtinë dhe Podujevë

Njoftimi i plotë i policisë:

· Prishtinë / 14.11.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindit të tij viktimës m/k. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Podujevë / 13.11.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, katër fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Prishtinë / 14.11.2026 – 20:40. Dyshohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k, i dyshuari m/k e ka sulmuar fizikisht atë, si dhe i kishte lënë në rrugë pa përkujdesje tre fëmijët e tyre të mitur. Ajo së bashku me fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti.

Rastet në Gjakovë dhe Malishevë

· Gjakovë / 09.11.2026 – 14:30. Më 14.11.2026 është raportuar se viktima f/k, në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike nga djali i saj i dyshuari m/k. Viktima ka refuzuar strehimin, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 14.11.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Malishevë / 13.11.2026 – 21:00. Raportohet se bashkëshorti i viktimës f/k, është duke i shkaktuar dhunë psikike duke e fyer dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 14.11.2026 – 15:00. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se është kanosur përmes telefonit nga e dyshuara f/k me të cilën bashkëjeton. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent.

· Gjakovë / 14.11.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha