Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të reja

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të reja
Foto: albeu.com

Me punësimin e planifikuar të 23 specializantëve privatë në 12 specialitete mjekësore, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do ta çojë në 50 numrin e mjekëve të punësuar gjatë dy fazave të projektit.

Drejtori Sasho Stoshevski bëri të ditur se procedura e punësimit ka filluar. Nga 23 vendet e reja, gjashtë i përkasin neurologjisë, katër mjekësisë interne dhe tri pulmologjisë e alergologjisë. Vendet e tjera janë në specialitete të ndryshme, mes tyre kardiologjia, gjinekologjia, ortopedia dhe psikiatria.

Procedura dhe specialitetet

Ende nuk dihet sa prej 23 specializantëve janë shqiptarë, pasi institucionet nuk e kanë bërë publike përkatësinë etnike të kandidatëve.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha